Shosholli i sukseseve të mëdha, ja sa vite ka tani

Futboll

Shosholli i sukseseve të mëdha, ja sa vite ka tani

Më: 17 prill 2020 Në ora: 17:27
Shosholli sukseseve, ja sa vite ka tani

Selektori i parë i kombëtares së Kosovës në vitin 1991, trajneri i mirënjohur, Ajet Shosholli, ka mbush 75 vjet.

Shosholli gjatë karrierës së tij të madhe, ka qenë kryetrajner i Prishtinës në ligën e parë ish jugosllave (i vetmi shqiptar kryetrajner në rangun më të lartë), nga nëntori i vitit 1984 e deri në pranverën e vitit 1985.

Ai ka drejtuar Trepçën në finale të kupës së Ish-Jugosllavisë kundër Rijekës në Beograd (1977-78), bashkë me Hysni Maxhunin, shkruan gazetari Reshat Ibrahimi.

Ka qenë edhe trajner i Vëllaznimit të Gjakovës dhe Trepçës nga Mitrovica.

Ai tërë jetën ia ka kushtuar futbollit të Kosovës, duke mos harruar edhe suksesin e madh me Shkëndijen e Tetovës në vitin 1996, kur e ngriti në ligën e parë të Maqedonisë, për herë të parë një klub shqiptar. Po ashtu ai  ka përjetuar momente të paharrueshme dhe të vështira, siç ishin ato në kohën e okupimit, por që nuk u dorëzua asnjëherë.

Ai është një prej trajnerëve më të suksesshëm, sidomos me Prishtinën disa herë ka fituar titullin e kampionit të Kosovës dhe Kupën.
Shosholli, i cili jeton në Mitrovicë, sot është në pension dhe i lumtur me nipa dhe mbesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat