Marcelo: Luka ishte duke luajtur me djalin dhe topi i ra në rrugë, shkoi ta merrte, por e kapi polici

Futboll

Marcelo: Luka ishte duke luajtur me djalin dhe topi i ra në rrugë, shkoi ta merrte, por e kapi polici

Më: 17 prill 2020 Në ora: 17:39
Marcelo: Luka ishte duke luajtur me djalin dhe topi i ra në rrugë, shkoi ta merrte, por e kapi polici

Nuk ka futboll në periudhë pandemie, por çdo kohë është e mirë për të treguar anekdota të ditëve të izolimit. Gjatë një lidhjeje “live” në Instagram, Marcelo i tregoi partnerit të tij, Vinicius, një histori kurioze me Luka Modriç. Anësori i majtë i Real Madridit rrëfeu atë që i ndodhi mesfushorit kroat pranë shtëpisë së tij, ditë më parë, me policinë: 

“Luka ishte duke luajtur futboll me djalin dhe topi i ra në rrugë. Djali shkoi ta merrte, por e kapi policia, e cila i tha se do ta gjobiste për thyerje të karantinës, se kishte dalë në rrugë…" Këtë fakt, Marcelo ia kishte treguar me të qeshur, përmes telefonit.

Modriç e kritikoi kolegun brazilian, që e bëri publike grindjen e tij të vogël me policinë, gjatë urgjencës së “Coronavirus”.

Për fat të mirë, megjithëse Marcelo e tregoi, duket se historia mbaroi mirë dhe gjithçka mundi të sqarohej. Pra, në fund të fundit, nuk kishte gjobë për djalin e Modriç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat