Klubet e Ligës Premiere me ultimatum për Federatën

Futboll

Klubet e Ligës Premiere me ultimatum për Federatën

Më: 17 prill 2020 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Liga Premiere është një nga kampionatet e mëdha që është ndalur për shkak të emergjencës së koronavirusit.

Duke pasur edhe parasysh faktin që Liga Premiere është kampionati që fiton më shumë para në botë nga e drejta televizive, humbjet e klubeve në ishull gjatë kësaj periudhe janë shumë të mëdha, aq sipas mediave angleze klubet i kanë vendosur një ultimatum Federatës angleze të futbollit të mbyllet deri në datën 30 qershor, pasi në të kundërt mund ta sabotojnë atë.

Kjo gjë tremb shumë Federatën e futbollit pasi duke ditur që janë edhe 92 ndeshje për t’u luajtur deri në fund dhe stërvitja nuk ka nisur ende, aq më tepër që pandemia në Angli po përhapet me ritme të shpejta gjatë ditëve të fundit, diçka e tillë duket e pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat