Arteta me plan të veçantë të ushtrimeve për skuadrën e tij

Futboll

Arteta me plan të veçantë të ushtrimeve për skuadrën e tij

Më: 18 prill 2020 Në ora: 09:13
Mikel Arteta

Mikel Arteta si çdo trajner tjetër është në izolim si shkak i koronavirusit, por ai nga shtëpia po i drejton seancat stërvitore me lojtarët e tij.

Që nga 9 marsi kur edhe ishte dita e pezullimit të futbollit shkaku i pandemisë koronavirus, skuadra e Arsenalit ka filluar me përgatitjet nga shtëpia.

Megjithatë, Arteta është siguruar që koha larg fushës të mos ndihet shumë te lojtarët, pasi u ka dhënë detyrë që të shikojnë dhe analizojnë përformancat e tyre në ndeshjet përgjatë sezonit.

Trajneri spanjoll shpjegoi: “Ne duhet të përpiqemi ta përdorim këtë herë, siç e përmenda edhe më parë, të përpiqemi të njihemi edhe me njëri-tjetrin, dhe duhet të zhvillohemi profesionalisht.

“Ka disa aspekte që unë dua të përmirësoj, ndryshoj ose zhvilloj, dhe individualisht ato janë të ndryshme për njëra-tjetrën.

“Kështu që unë vendosa një plan për secilin lojtarë, plan ky që po funksionon shumë mirë. Atyre i mbetet që t’i mirëmbajnë dhe ruajnë, udhëzimet e mija dhe të vazhdojnë tutje”, tha Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat