De Bruyne: Në fillim të bllokadës, familjarët e mi ishin të sëmurë

Futboll

De Bruyne: Në fillim të bllokadës, familjarët e mi ishin të sëmurë

Më: 18 prill 2020 Në ora: 13:10
De Bruyne

Kevin De Bruyne mund të jetë një nga yjet e Premier League që ka patur koronavirus por e ka kaluar pa e kuptuar pasi nuk ka kryer asnjë test.

Mesfushori belg në një intervistë tregoi se ai dhe familja e tij kanë patur probleme shëndetësore.

Deklarata këto që trembin Federatën angleze të futbollit dhe vendosin në pikëpyetje rifillimin e tij si ai i De Bruyne mund të ketë raste të tjera të përsëritura.

“Në fillim të bllokadës, familjarët e mi ishin të sëmurë për tetë ose nëntë ditë. Gjithçka nisi me djalin e vogël, pastaj me të madhin dhe gruan time”, tregon fillimisht mesfushori belg.

Më pas ai shton: “Nuk e di nëse kishim koronavirus apo jo”. Sigurisht, pasi nuk e ka kryer testin. Tashmë De Bruyne është mirë, sikurse edhe partnerja e tij dhe dy djemtë. Për fat të mirë dolëm jashtë dhe dy ose tre javët e fundit kemi qenë mirë”.

“Tani po gjejmë rutinën e zakonshme për gjithçka dhe jemi mirë. Unë kam pasur një dhimbje të lehtë në fyt. por nga të katërt, kam qenë në gjendjen më të mirë”, përfundon deklaratën e tij, mesfushorit i Manchester City, Kevin De Bruyne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat