“Messi më i miri, Neymar mund ta fitojë Topin e Artë”

Futboll

“Messi më i miri, Neymar mund ta fitojë Topin e Artë”

Më: 18 prill 2020 Në ora: 16:19
Messi dhe Neymar

Duke u konsideruar në mesin e tre lojtarëve më të mirë në botë aktualisht, Messi dhe Neymar marrin një vëmendje të madhe nga të gjithë.

Është ish anëtari i Villarreal, Marcos Senna, ai që së fundmi ka dhënë komentet e tij lidhur me Messi dhe Neymar.

Senna është i bindur se ikona e Barcelonës, Lionel Messi është më i miri në botë, por beson se edhe Neymar mund ta fitojë një ditë Topin e Artë.

“Për mua, Messi është më i miri në botë, individualisht”, ka thënë Senna, transmeton lajmi.net “Nuk ka ndonjë më të mirë sesa ai”, ka shtuar ish mesfushori.

“Neymar është lojtar i kompletuar. Ka vlerë për Topin e Artë, por i duhet më shumë fat për të shmangur lëndimet. Unë bëj tifo për PSG në Ligën e Kampionëve, pasi për mua, Neymar ka vlerë për Topin e Artë’, ishin fjalët e Senna.

Senna ka regjistruar 365 paraqitje për Villarreal, ku ka shënuar 33 gola dhe ka shtuar 16 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat