Aliu, ish lojtar i Shkëndijes së Haraçinës: Për shkaqe të ndryshme nuk pata fat

Futboll

Aliu, ish lojtar i Shkëndijes së Haraçinës: Për shkaqe të ndryshme nuk pata fat

Më: 18 prill 2020 Në ora: 17:47
Aliu, ish lojtar i Shkëndijes së Haraçinës: Për shkaqe të ndryshme nuk pata fat

Kapiteni legjendar i Shkëndijës së Haraçinës, Evzi Aliu, i takon periudhës së artë. Me 18 prill të vitit 1969 në Haraçinë ka lindur Evzi Aliu. Ky ish futbollist karrierën e nisi në vitin 1985, në moshën 16 vjeçare, te Shkëndija e Haraçinës në pozitën e mesfushorit.

“Nuk kam ndryshuar shumë klube, në vitin 1996 isha në Slloga JM (Shkupi i sotëm), ndërsa në të njëjtin vit shkova në Hajduk të Splitit. Atje për shkaqe të ndryshme nuk pata fat”, tha Aliu.

Në vitin 1997 pësoi një lëndim të rëndë, duke operuar ligamentet, dëmtim që ishte fatal për vazhdimin e karrierës. Në vitin 2005 e përfundoi karrierën.

Image

12 vite ishte kapiten i Shkëndijës.

Ishte mjaftë i respektuar nga bashklojtarët, si njeri dhe kapiten.

Evziu sot punon në komunën e Haraçinës. Reshat Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat