Dortmund synon ta mbajë Sanchon, i ofron rritje masive në pagë

Futboll

Dortmund synon ta mbajë Sanchon, i ofron rritje masive në pagë

Më: 18 prill 2020 Në ora: 19:07
Sancho

Borussia Dortmund do të tentojë që ta mbajë Jadon Sancho në radhët e veta.

Sancho, ylli anglez i futbollit, falë paraqitjeve të mira me fanellën e Dortmund, ka tërhequr vëmendje të madhe nga skuadrat evropiane.

Liverpool, Chelsea e Manchester United janë disa nga skuadrat që duan ta kenë anglezin në radhët e tyre.

Por, sipas raportimeve të ‘Bild’, Dortmund do t’i ofrojnë lojtarit një rritje masive në pagë, për ta bindur atë që të qëndrojë në ‘Signal Iduna Park’.

20 vjeçarit do t’i ofrohen rreth 167 mijë funte në javë, për vazhdimin e qëndrimit në Dortmund.

Gjigantët anglezë tashmë duhet të ofrojnë një pagë akoma më atraktive për lojtarin, në mënyrë që ta bindin atë për ndonjë lëvizje të mundshme.

Duhet pasur parasysh se edhe kartoni i Sancho do të ketë vlerë sigurisht mbi 100 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat