Barcelona nuk ndryshon mendje për Coutinhon – synon ta largojë gjatë verës

Futboll

Barcelona nuk ndryshon mendje për Coutinhon – synon ta largojë gjatë verës

Më: 18 prill 2020 Në ora: 20:13
Philippe Coutinho

Philippe Coutinho nuk do të ketë vend te skuadra e Barcelonës.

Kampionët e La Liga vazhdojnë t’i qëndrojnë pas planit për Philippe Coutinho, me shpresën për t’i gjetur atij një skuadër gjatë verës.

Barca po synon të mbledh fonde nga shitja e lojtarëve, për transfeirmin e emrave si Neymar apo Lautaro Martinez, e Coutinho shihet si mundësi e mirë për ta bërë këtë.

Bayern nuk janë gati të paguajnë 80 milionë euro për brazilianin, kështuqë Barca do të pres oferta nga Premierliga.

Chelsea dhe Tottenham mund të jenë skuadrat që do të nisin ndonjë ofertë për lojtarin, sipas raportimeve të ‘Goal’.

Por, deri në hapjen e merkatos situata mund të ndryshojë, pasur parasysh komentet e Quique Setien të dhëna më herët gjatë kësaj jave.

Trajneri vlerësoi lartë brazilianin dhe u shpreh se synon që të ulët dhe të bisedojë me të, për të parë se cilat janë planet e tij. Mbetet të shihet cila do të jetë e ardhmja e 27 vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat