Manaj mund të mos e shijon fare debutimin te Barcelona

Futboll

Manaj mund të mos e shijon fare debutimin te Barcelona

Më: 19 prill 2020 Në ora: 16:05
Manaj mund të mos e shijon fare debutimin te Barcelona

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj është transferuar në janar te gjiganti spanjoll Barcelona.

Manaj, ka debutuar te Barcelona B në ligën e tretë spanjolle, ku ka shënuar edhe gola, shkruan Olle.

Por, krahas grumbullimit në ekipin e parë Manaj nuk ka arritur të debutoi ende aty.

Kjo gjë pritet t’i vështirësohet ende më shumë pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit.

E gjitha kjo pasi Luis Suarez pritet të rikuperohet, ndërsa Barcelona synon edhe sulmues tjerë në afatin e verës emrat si Neymar dhe Martinez i Interit që kryesojnë listën.

Gjithsesi, Manaj pritet të vazhdon të luajë te Barcelona B, që nga edicioni i ardhshëm pritet të jetëpjesë e Segunda Divison, pasi është shumë pran ngjitjes në ligën e dytë spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat