Kaos

Futboll

Kaos

Më: 19 prill 2020 Në ora: 16:32
Kaos

Janë ditë pritjeje dhe kaosi në futbollin skocez.

Kampionatet e kategorisë së dytë të tretë dhe të 4-t janë deklaruar të përfunduar si rrjedhojë e një vendimi të marrë pas votimit që kanë bërë klubet gjatë kësaj jave, me titujt kampion që kanë shkuar në favor të skuadrave që kryesonin deri në momentin e ndërprerjes.

Ky vendim si rregull i jep të drejtën SPFL, organit kontrollues të të gjithë futbollit profesionist skocez, fuqinë të thotë fjalën e tij edhe përsa i përket Premier Leagues skoceze edhe pse në votim kanë marrë pjesë vetëm klubet e ligave të ulta.

Titulli kampion i është dorëzuar Celtic Glasgow-ut për inatin e rivalëve të Rangers të cilët nuk e pranojnë këtë fakt. “ Votimi ka qenë një turp i vërtetë, duhet të hapim një hetim”, ka thënë trajneri i Rangers Steven Gerrard. Ende pritet një vendim përfundimtar por gjasat janë që titulli t’i jepet skuadrës së Celtic në tavolinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat