Rakitic: Barcelona e meriton të kurorëzohet me titullin e kampionit

Futboll

Rakitic: Barcelona e meriton të kurorëzohet me titullin e kampionit

Më: 20 prill 2020 Në ora: 09:09
Ivan Rakitic

Ivan Rakitic nuk ka asnjë dyshim nëse Barcelona e meriton ose jo që të shpallet kampione e La Liga.

Mesfushori kroat, Rakitic, i cili mund të ketë luajtur ndeshjen e fundit me Barcelonën, ka folur rreth situatës aktuale në La Liga.

Kampionati spanjoll vazhdon të jetë i suspenduar si pasojë e përhapjes së Covid-19 dhe ekziston mundësia që ai kampionat të anulohet tërësisht.

Nëse një gjë e tillë ndodh, Rakitic beson se skuadrës së tij i takon titulli i kampionit, pasur parasysh se ata janë në pozitën e parë në tabelë aktualisht.

“Ne të gjithë duam të luajmë përsëri dhe të fitojmë ligën duke luajtur”, ka thënë Rakitic për ‘Movistar+’.

“Unë gjithashtu e kuptoj se nëse nuk mund të kthehemi, sezoni duhet të mbyllet. Nëse ne jemi në krye të tabelës, atëhreë ne duhet të jemi kampionët”, ka shtuar kroati.

“Skenari ideal do të ishte të përfundonim kurdo, por gjithmonë me një plan mirë të menduar, sidomos duke pasur parasysh sezonin e ardhshëm”, ishin fjalët e Rakitic.

Me merkaton që po afron, Rakitic vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’, me Serie A dhe Bundesliga si destinacione të mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat