Tovërlani: Deri sot qeveria në ikje tha se pandeminë po e menaxhon më së miri në rruzull, kurse tash…

Futboll

Tovërlani: Deri sot qeveria në ikje tha se pandeminë po e menaxhon më së miri në rruzull, kurse tash…

Më: 20 prill 2020 Në ora: 21:00
Afrim Tovërlani

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ditëve të fundit ka ftuar në takim liderët e të gjitha partive politike në Kosovë për të diskutuar për situatën aktuale me COVID-19.

Shumë prej partive nuk e pranuan ftesën e Kurtit, teksa në këtë takim të mbajtur sot, megjithatë, ishte i pranishëm Memli Krasniqi nga PDK-ja dhe Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës.

Me këtë çështje nuk ka ngurruar të merret edhe trajneri i mirënjohur dhe më i suksesshëm në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani.

‘Toki’ përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka hedhur disa dyshime për menaxhimin e situatës me COVID-19 nga Qeveria Kurti.

Shkrimi i plotë i Tovërlanit:

“Ni sen spe kuptoj ! Deri sot qeveria ne ikje tha qe pe menagjojn situaten me pandemi pa problem, bile gati gati mas miri ne rruzull! E tash pse i ka thirr partit tjera ne biseda per unitet kunder covidit?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat