“Pse të mos lejohen tifozët në stadiume?”

Futboll

“Pse të mos lejohen tifozët në stadiume?”

Më: 21 prill 2020 Në ora: 09:37
Lehmann

Përderisa Bundesliga po përgatitet të kthehet në fushën e blertë muajin e ardhshëm, ish-portieri i Borussia Dortmundit, Jens Lehmann, beson se ndeshjet duhet të zhvillohet me disa tifozë të pranishëm në stadium.

Futbolli gjerman ka qenë i pezulluar që nga 13 marsi, mirëpo Gjermania ka filluar që nga e hëna t’i lehtësojë masat parandaluese ndaj koronavirus, përderisa dyqanet e vogla janë të parat që do të hapen.

Edhe pse grumbullimet e mëdha të njerëzve janë të ndaluara deri në shtator, Bundesliga pritet të lajmërojë se do ta vazhdojë kampionatin e këtij sezoni me ndeshje të zhvilluara prapa dyerve të mbyllura për tifozë.

Megjithatë, Lehmann ka dalë kundër këtij propozimi, duke sugjeruar se nuk ka asnjë arsye pse klubet e Bundesligës s’duhet ta lejojnë të paktën një numër të limituar të tifozëve të hyjë në stadiume gjatë ndeshjeve.

“Pse të mos hyjnë 20 mijë njerëz në një stadium si Allianz Arena, kur kapaciteti i stadiumit është 70,000?”, pyeti ish-portieri i Arsenalit dhe Milanit.

“Një distancë prej 10 metrash do të ishte e mjaftueshme për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi. Tifozët nuk do të ishin në kontakt me njëri-tjetrin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat