Kumbulla prioritet i Interit

Futboll

Kumbulla prioritet i Interit

Më: 21 prill 2020 Në ora: 13:10
Kumbulla prioritet i Interit

Marash Kumbulla duket se është prioriteti i merkatos së Interit për sa i përket mbrojtjes. Lajmi konfirmohet edhe nga mediat pranë klubit zikaltër ditën e sotme.

Gjithsesi, ka një problem madhor dhe ai është çmimi që kërkon Verona.

Këta të fundit nuk pranojnë asnjë ofertë poshtë 30 milionë eurove.

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ka zhvilluar një sezon fantastik dhe janë të shumtë klubet që interesohen për të. Verona e ka të qartë dhe kërkon të paktën 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat