Çfarë shkruan mediumi turk për Muriqin?

Futboll

Çfarë shkruan mediumi turk për Muriqin?

Më: 21 prill 2020 Në ora: 13:15
Çfarë shkruan mediumi turk për Muriqin?

Vedat Muriqi tërhoqi vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane me paraqitjet e tij këtë edicion.

Futbollisti i Kosovës u transferua te Fenerbahçe nga Çaykur Rizespor në verën e vitit të kaluar për rreth tre milionë euro, shkruan 'Fotomac'.

Në veçanti, Lazio dhe Tottenhami kanë shprehur interesim serioz për transferimin e sulmuesit prizrenas.

Sipas mediumit të lartëcekur, tifozët e Tottenhamit e kanë mirëpritur transferimin e mundshëm të Muriqit në 'Tottenham Hotspur Stadium'.

Vedat Muriqi u bë futbollisti kryesor i Tottenhamit këtë edicion, si dhe dëshira kryesore e trajnerit Jose Mourinho për afatin kalimtar veror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat