E çuditshme: Yjet e Unitedit kanë marrë lëndime duke gatuar gjatë izolimit

Futboll

E çuditshme: Yjet e Unitedit kanë marrë lëndime duke gatuar gjatë izolimit

Më: 21 prill 2020 Në ora: 13:21
Manchester Unitedi

Koronavirusi ka bërë që ligat e futbollit të gjithë botën të ndërpriten.

Manchester Unitedi ka marrë hapa për të mbrojtur shëndetin mental të lojtarëve nëse mbyllja shkaku i koronavirusit rrezikon që ata të mbesin të izoluar për një kohë tepër të gjatë, shkruan “Daily Mail”.

Mjeku i klubit Steve McNally ka zbuluar se Unitedi është duke monitoruar ndikimin mental që ka pasur kjo situatë te lojtarët dhe klubi është i gatshëm të marrë masa tjera nëse skuadra nuk mund të kthehet së shpejti në stërvitje të plota.

Nutricistët e klubit po ashtu kanë këshilluar disa nga lojtarët si të gatuajnë për vete në shtëpi dhe McNally ka treguar se ka rezultuar që disa prej tyre të marrin lëndime duke gatuar. Madje një lojtar ka kërkuar edhe këshillë mjekësore pasi është kafshuar nga qeni i vet.

“Nutricistët i kanë këshilluar djelmoshat të hyjnë në një faqe në Instagram e të shikojnë mësime gatimi. Shumë prej tyre kanë nisur të zhvillojnë një shkathtësi të re dhe një apo dy janë lënduar gjatë këtij procesi. Për fat të mirë, djemtë kanë qenë në rregull. Nuk po ka lëndime serioze, ndonëse ka pasur ankesa të pazakonta, pasi kanë marrë ndonjë lëndim gjatë gatimit apo edhe një rast ku një lojtar është kafshuar nga qeni”, ka thënë McNally.

Premier League, si shumica e ligave nëpër botë, është pezulluar shkaku i koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat