Real Madrid kërkon një mbrojtës

Futboll

Real Madrid kërkon një mbrojtës

Më: 21 prill 2020 Në ora: 14:19
Real Madrid kërkon një mbrojtës

Real Madrid kërkon një mbrojtës dhe emri që e bind trajneri Zinedine Zidane është David Alaba.

Austriaku po bisedon me Bayern Munich për të rinovuar kontratën aktuale, që i përfundon në qershor të vitit 2021. Nëse nuk ka marrëveshje, atëherë bavarezët janë të detyruar ta shesin.

Së fundmi ata kanë rinovuar me Alphonso Davies dhe Real Madrid kërkon të përfitojë nga situata. Mes klubeve ka një raport shumë të mirë dhe mund të gjendet shumë shpejt gjuha e përbashkët, por nuk duhet harruar se janë të interesuara për Alaba edhe Manchester City dhe Barcelona.

Zidanë e pëlqen shumë mbrojtësin, pasi është një lojtar i shkathët dhe që mund të luajë në disa pozicione. Veçse në të gjithë linjën e majtë, si mbrojtjes e sulmues, ai tregoi këtë sezon që mund të aktivizohet edhe në qendër të prapavijës.

Alaba ka cilësi të mira teknike dhe di ta nxjerrë skuadrën para, sikurse arrin të mbyllë shpejt hapësirat dhe të bëjë kryqëzimet, falë shpejtësisë së tij. Në vazhdim priten të reja nga kjo pistë merkatoje, por nuk përjashtohet mundësi që mbrojtësi të nënshkruajë një kontratë të re me Bayern Munich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat