Frashëri: Ju tregoj 2 ekipet që jam ndjerë më mirë

Futboll

Frashëri: Ju tregoj 2 ekipet që jam ndjerë më mirë

Më: 21 prill 2020 Në ora: 16:55
Frashëri: Ju tregoj 2 ekipet që jam ndjerë më mirë

Stivi Frashëri i ka dhënë një ndihmë shumë të madhe Teutës këtë sezon, teksa në shumë ndeshje ia ka dalë ta mbajë portën e paprekur.

Portieri në një prononcim të dhënë së fundmi, është shprehur se ka ende kohë për të bërë hapin e madh, duke shtuar se do të kishte dëshirë të luante një ditë edhe për Skënderbeun.

“Kam ndenjur rreth 2 javë në karantinë duke u përpjekur të stërvitem në kushte shtëpiake. Por nuk ishte e lehtë, pasi një portieri i duhet shumë hapësira. Më pas folëm me klubin dhe morëm lejen që të stërviteshim në fushë, në mënyrë të ndarë.

Rifillimi do jetë shumë i vështirë për të gjithë. Të gjithë nuk do e kenë të lehtë, pas gjithë kësaj pauze nuk mund të jenë lojtarët në formë të mirë. Nuk jam shumë i kënaqur me veten time, pasi jam me idenë se gjatë gjithë kohës mund të përmirësohem. Do doja që të ishte akoma më i mirë si sezon. Shpresoj që në të ardhmen të jem në një nivel më të lartë. Me potencialin që kemi në ekip, mendoj se duhet të bënim më mirë, por futbolli është edhe çështje fati. Besoj që në rast rikthimi të futbolli, shpresoj që të japim maksimumin dhe të marrim maksimumin.

Largimi nga Kukësi? Ishte një fanellë që mua më dhuroi trofe. Marrëdhënia me ta ishte shumë e mirë, në fund kam pasur edhe pendesë dhe nuk doja të largohesha. Aty u bënë ndryshime të tilla dhe u vendos që unë të largohesha.

Skënderbeu? Çdo kush do donte të luante për ekipin e qytetit të tij. Megjithatë kohë kemi dhe nëse do jetë e mundur mund të ndodhë. Dy ekipet që më kanë lënë një shije shumë të mirë, janë Kukësi dhe Teuta, jam ndjerë shumë mirë në këto ekipe. Pengu? Përderisa unë kam kohë, ende e kam moshën të bëj hapin e madh dhe të kaloj në një skuadër jashtë. Nëse nuk menaxhohesh mirë nga të tjerët, atëherë e ke të vështirë të bësh hapin e madh.”, u shpreh Frashëri për “Supersport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat