Driton Kuka ka një sugjerim për sportistët në kohën e koronavirusit

Futboll

Driton Kuka ka një sugjerim për sportistët në kohën e koronavirusit

Më: 21 prill 2020 Në ora: 18:05
Driton Kuka

Ka kaluar më shumë se një muaj, kur në Kosovë u pezulluan të gjitha aktivitet sportive.

Kjo gjë ka ndikuar negativisht tek sportistët, të cilët janë duke u munduar ta mbajnë formën e tyre me ushtrime në kushte shtëpie.

Pikërisht për këtë gjë ka reaguar edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Driton Kuka i cili përmes një njoftimi në “Facebook”, është shprehur se sportistët nuk duhet të marrin modele të stërvitjeve që tani më janë bë trend në rrjete sociale e që shumica janë pa asnjë cak e përfitim.

Ja postimi i tij i plotë:

Sygjerim për sportist dhe trener gjatë situatës së krijuar!
Në mungesë të hulumtimeve shkencore në Kosovë për stërvitjet e sportistëve,gjatë kësaj situate të krijuar po ju sygjeroj që stërvitjet duhet planifikuar asisoj që të ruhet imuniteti i çdo sportisti në rast të infektimit eventual!
Normalisht që duhet pas informata për imunitetin e secilit sportist e mandej të ndërtohet programi stërvitor.
Mos merrni modele të stërvitjeve që tani më janë ba trend në rrjete sociale e që shumica janë pa asnjë cak e përfitim.
Stërvitje po patjetër por me intensitet që nuk rrënohet sistemi imunitar i secilit sportist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat