Pirlo refuzon të bëhet trajner tek Juventus u23

Futboll

Pirlo refuzon të bëhet trajner tek Juventus u23

Më: 21 prill 2020 Në ora: 22:29
Andrea Pirlo

Andrea Pirlo ka refuzuar një punë tek ekipi i Juventus U-23, pasi nuk dëshiron të jetë trajner i të rinjëve.

Mesfushori i pensionuar ishte afër stolit të Juventus U23 në Serie C, por në fund italiani refuzoi punën tek Zonja e Vjetër.

“Unë kam më shumë dëshirë që të jem trajner i të rriturve sesa ekipeve të të rinjve,” tha Pirlo.

“Unë mendoj se kam nevojë për një objektiv të saktë. Dua të ndiej adrenalinën e lojës, fitoren apo humbjen, atë përgjegjësi. Nuk besoj se ekipet e të rinjve janë për mua, kjo nuk është diçka që do të më kënaqte. Do të preferoja të filloja me të rriturit”, përfundoi 41 vjeçari.

Vlen të theksohet se Pirlo në të kaluarën ka luajtur tek skuadra e Juventusit, ku fitoi disa tituj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat