Emre Can: Duam t’i japim fund dominimit të Bayern Munchen

Futboll

Emre Can: Duam t’i japim fund dominimit të Bayern Munchen

Më: 22 prill 2020 Në ora: 07:09
Emre Can

Mesfushori i Dortmund, Emre Can në një intervistë ‘Bild’ ka treguar se nga Juventusi u largua pasi kishte shumë pak hapsirë.

“Gjërat nuk po shkonin ashtu si mendoja. Në Itali kampionati është shumë i ashpër. Hapësirat ishin të pakta, pasi te Juventusi luajnë shumë kampionë dhe mendova të kërkoja një skuadër tjetër. Nuk jam bërë pishman që erdha këtu. Dortmundi është një nga skuadrat më të mira në botë. Të luash në ‘Signal Iduna Park’ është një nga ëndrrat e çdo futbollisti”, u shprehë ai.

Tutje, Can shtoi se objektivi i Dortmund është që ta ndalin dominimin e Bayern Munchen në Gjermani.

“Ajo që na është kerkuar nga drejtuesit dhe tifozët, është titulli. Duam t’i japim fund dominimit të Bajernit. Është e njëjta situatë si në Itali”, tha Emre Can.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat