Agjenti i Shaqirit thyen heshtjen, flet për të ardhmen e lojtarit

Futboll

Agjenti i Shaqirit thyen heshtjen, flet për të ardhmen e lojtarit

Më: 22 prill 2020 Në ora: 08:38
Xherdan Shaqiri

Liverpool do ta ketë vështirë mbajtjen e Xherdan Shaqirit kur dritarja e transferimit të hapet, sipas vëllait dhe agjentit të lojtarit.

Erdin Shaqiri pretendon se “dy ose tre klube” treguan interes konkret për reprezentuesin zviceran në dritaren e janarit, dhe ai pret që të njëjtat klube të vazhdojnë përpjekjet e tyre.

Shaqiri iu bashkua Liverpoolit në një kontratë pesë-vjeçare në fillim të sezonit 2018/19, por ka luftuar të gjejë minutat e duhura për shkak të Mohamed Salah dhe Sadio Mane, dhe disa çështje të fizikut të tij.

“Unë mendoj se do të ketë shumë oferta për Xherdanin gjatë verës”, tha Erdin Shaqiri.

“Tashmë në janar ka pasur interes konkret nga dy ose tre klube. Këta – emrat e tyre tashmë janë publikuar në mediet e ndryshme – do të thërrasin përsëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat