Karius akuzon Besiktasin – skuadra turke nuk pagoi pagat gjatë pandemisë

Futboll

Karius akuzon Besiktasin – skuadra turke nuk pagoi pagat gjatë pandemisë

Më: 23 prill 2020 Në ora: 22:01
Loris Karius

Loris Karius ka akuzuar skuadrën e Besiktas.

Portieri gjerman është në huazim te skuadra turke deri në fund të këtij sezoni, gjithsesi, ka disa probleme që lojtari thotë se po i kalon në Turqi.

Besiktas ka mbetur prapa në pagesën e pagave ndaj lojtarit. Karius ka zbuluar së fundmi disa detaje interesante.

“Unë shqetësohem nga fakti se ata duan të më paraqesin si një njeri të ligë. Pagat nuk kanë të bëjnë asgjë me krizën e koronës, edhe nëse klubi dëshiron ta paraqes në atë mënyrë”, ka thënë Karius, pas reagimit të zyrtarëve të Besiktas, reagime që erdhën pas akuzës së Karius.

Karius ka shkuar në FIFA për çështjen e pagave të papaguara nga Besiktas dhe shkëputjes së kontratës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat