Wolverhampton synon transferimin e Karius

Futboll

Wolverhampton synon transferimin e Karius

Më: 23 prill 2020 Në ora: 23:04
Loris Karius

Loris Karius mund të rikthehet në Premierligë.

Skuadra e Wolverhampton Wanderers janë duke synuar që të gjejnë një emër të ri për portën e tyre.

Sipas të përditshmes turke, ‘Fanatik’, Wolves kanë marrëveshje me Loris Karius, për një huazim.

26 vjeçari është afër të terminojë kontratën e tij 2 vjeçare me Besiktas, si pasojë e disa mosmarrëveshjeve me pagën.

Liverpool po planifikon që të sigurojë një tjetër marrëveshje huazimi për gjermanin, dhe duket se ka një skuadër të interesuar.

Wolves janë skuadra që pritet të sigurojnë shërbimet e portierit. Mbetet të shihet nëse një marrëveshje e tillë do të finalizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat