Jorginho mund të rikthehet në Serie A

Futboll

Jorginho mund të rikthehet në Serie A

Më: 24 prill 2020 Në ora: 18:36
Jorginho mund të rikthehet në Serie A.

Mesfushori i skuadrës së Chelsea, Jorginho, po lidhet së fundmi me një kalim të mundshëm te skuadra e Juventus.

‘Sportmediaset’ shkruan se reprezentuesi i Italisë është i vendosur që të ribashkohet me Maurizio Sarri, transmeton lajmi.net.

28 vjeçari pritet t’i bashkohet përsëri ish trajnerit të tij te Napoli dhe Chelsea, i cili tashmë është te Juventus.

Lëvizja drejt Juventus nuk u finalizua edhe pse kishte zëra edhe gjatë janarit, por tashmë thuhet se Jorginho është dëshira numër 1 e ‘Biankoneri’ për merkaton e verës.

Mbetet të shihet nëse Juventus do të arrijë të finalizojë një marrëveshje me Jorginho dhe Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat