Milan e shkarkoi Bobanin, por ja çfarë i kushtoi

Futboll

Milan e shkarkoi Bobanin, por ja çfarë i kushtoi

Më: 24 prill 2020 Në ora: 18:44
Bobanin

Luka Modric ka qenë prej kohësh një ëndërr për mesfushën e shumë skuadrave të rëndësishme evropiane dhe vazhdon të jetë për ekipe që kanë nevojë për eksperiencë në mesfushë si Milani dhe Interi, të cilët kanë shprehur interes për shërbimet e kroatit pavarësisht moshës së tij.

“AS” vjen me një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa thotë se ish-shefi i Zyrës së Futbollit të Milanit, Zvonimir Boban ishte shumë afër mbylljes së marrëveshjes për të sjellë në “San Siro” bashkëkombësin e tij.

Mirëpo, shkarkimi i Bobanit, pas debateve në shtëpinë kuqezi midis tij dhe CEO-s Ivan Gazidhis, i ka dhënë fund edhe marrëveshjes për Modric.

Teksa insiston se marrëveshja ishte pothuajse e mbyllur, “AS” raporton  gjithashtu se tashmë 34 vjeçari mund të përfundojë te skuadra e David Beckam në kampionatin amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat