Luton shkarkon trajnerin

Futboll

Luton shkarkon trajnerin

Më: 24 prill 2020 Në ora: 19:18
Luton shkarkon trajnerin

Skuadra angleze po kalonte formën më të mirë, klubi vendos të shkarkojë trajnerin.

Luton Toun, skuadra që operon në kategorinë e 2-të angleze, ka marrë vendimin për të shkarkuar trajnerin e tyre, Grejm Xhons, për shkak të krizës financiare që erdhi pas shpërthimit të pandemisë koronavirus.

Pavarësisht se Luton ishte në zonën e “Play-out”, trajneri kishte bërë një punë mjaft të mirë me ekipin gjatë 3 mujorit të fundit, duke arritur dhe gjendjen më të mirë të gjithë sezonit, por klubi ka nevojë të reduktojë shpenzimet.

“Si pasojë e rrethanave që kanë ndikuar futbollin dhe gjithë botën, klubi ka vendosur të marrë një vendim të hershëm për sa i përket ristrukturimit, në mënyrë që të reduktojë koston bazë dhe të krijojë efiçencë në departamentin e futbollit,” deklaroi zëdhënësi i klubit, i cili lajmëroi shkarkimin e trajnerit dhe 3 ndihmësit e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat