“Chelsea duhet ta transferojë Coutinhon”

Futboll

“Chelsea duhet ta transferojë Coutinhon”

Më: 24 prill 2020 Në ora: 19:48
Coutinhon

Të gjithë duan që Coutihno ta veshë fanellën e Chelseas.

I fundit që ka folur për këtë është mbrojtësi anglez dhe ish shoku i Frank Lampard, Glen Johnson.

Ai ka kërkuar nga Lampard që të mos mendojë dy herë dhe ta transferojë brazilianin që ka dështuar që prej largimit nga Liverpooli.

Ai nuk u përshtat te Barcelonë, që e huazoi te Bayern Muncih.

Klubi gjerman ka të drejtën e blerjes për 120 milionë euro, por s’do ta përdorë pasi Coutinho tani për tani është vetëm hija e atij futbollisti që ishte në Angli te Liverpooli.

“Ai nuk ka treguar atë që është në gjendje të bëjë që kur u largua nga Liverpooli. Unë e di se ai është një djalë i qetë, një djalë shumë i mirë”, tha Johnson.

“nëse Chelsea ka shansin ta blejë, atëherë duhet ta transferojë, ai është fantastik, për këtë nuk ka asnjë dyshim”.

“Për të dhe familjen e tij do të ishte mirë që të jenë në Londër, ndërsa Lampard e di shumë mirë se si të nxjerrë më të mirën nga ai dhe ta bëjë çelësin e planeve të tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat