Zbulohet shuma që Newcastle pritet ta shpenzojë gjatë dritares së transferimeve të verës

Futboll

Zbulohet shuma që Newcastle pritet ta shpenzojë gjatë dritares së transferimeve të verës

Më: 24 prill 2020 Në ora: 21:14
Newcastle mund të shpenzojnë deri në 150 milionë funte gjatë merkatos së ardhshme

Newcastle United është një nga skuadrat angleze që po merr vëmendjen më të madhe së fundmi.

Pasi ka filluar të flitet se miliarderi Mohameed bin Salman do ta blejë skuadrën e Newacstle, këta të fundit po pritet të futen në mesin e skuadrave më konkurruese në Premierligë.

Pasur parasysh pasurinë e madhe të Salman, Newcastle prite të kryejnë disa transferime të mëdha gjatë verës.

Sipas raportimeve të ‘Bleacher Report’, Newcastle mund të shpenzojnë deri në 150 milionë funte gjatë merkatos së ardhshme.

‘Magpies’ janë lidhur me emra si Antoine Griezmann apo edhe Mauricio Pochettino. Por, këta emra vështirë se do të transferohen pa siguruar Ligën e Kampionëve.

Ylli i Lyon, Moussa Dembele shihet si opsioni më real për skuadrën angleze. Arturo Vidal gjithashtu lidhet me një kalim të mundshëm te Newcastle.

Mbetet të shihet se si do të shpenzohen këto 150 milionë funte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat