Iniesta tregon momentin e errët në jetën e tij

Futboll

Iniesta tregon momentin e errët në jetën e tij

Më: 24 prill 2020 Në ora: 21:18
Andres Iniesta

Pas vdekjes së mikut dhe ish-lojtarit të Espanyol, Dani Jarque, kampioni i Barcelonës, Andres Iniesta, ka kaluar një moment të errët, një moment depresioni.

Mesfushori e ka përshkruar me këto fjalë të thëna për Rakuten TV atë moment të vështirë të jetës së tij: “Kaluan ditët dhe unë e kuptova se situata ime nuk po përmirësohej, nuk ndihesha mirë dhe nuk isha vetja ime”.

“Ishte gjithçka e errët, më dukej gjithçka e zezë. Kur kam mësuar për mikun tim, ka qenë si të merrja një grusht, një goditje shumë e fortë që më ka nxjerrë jashtë loje dhe më ka bërë të bie shumë poshtë. Nuk kam qenë aspak mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat