Lotito nuk heq dorë: Futbolli duhet të nisë, prodhon të ardhura prej 1.2 miliardësh

Futboll

Lotito nuk heq dorë: Futbolli duhet të nisë, prodhon të ardhura prej 1.2 miliardësh

Më: 25 prill 2020 Në ora: 11:13
Lotito dhe Tare

“Rifillimi është për mendimin tim i domosdoshëm. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për rreziqet e vërteta dhe situatën e futbollit italian, por shumë flasin pa njohuri për fakte”.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito nuk heq dorë dhe vazhdon betejën e tij për tu rikthyer në fushë. “Ne jemi një industri e madhe që prodhon të ardhura prej 1.2 miliardë ” tha ai në një intervistë për Tgr, shkruan Albeu.com, marrë nga SportMediaset.

“Futbolli ka një vlerë shumë të madhe shoqërore. Duhet të jetë një arsye për të reflektuar në zgjedhjet që do të bëhen”.

Gjatë intervistës, numri një i Lazios nënvizoi edhe një nga nismat e solidaritetit të mbështetur nga Lazio, me vullnetarët e shtëpisë së familjes Sister Paola që shpërndajnë pako ushqimi për familjet në vështirësi në periferi të Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat