Probleme për Allegri-n, Berbatov “zgjedh” trajnerin e Newcastle

Futboll

Probleme për Allegri-n, Berbatov “zgjedh” trajnerin e Newcastle

Më: 26 prill 2020 Në ora: 08:25
Massimiliano Allegri

Newcastle, tashmë një hap larg blerjes nga një fond investimesh nga Arabia Saudite, ëndërron një të ardhme të madhe. Për stolin, përveç Massimiliano Allegri-t, duket se është në garë edhe Mauricio Pochettino, ish-trajneri i Tottenham-it.

Dhe pikërisht argjentinasi ëshhtë zgjedhur nga Dimitar Berbatov si trajneri ideal për klubin e Premier League. “Marrja e Pochettino-s do të ishte një hap i madh për skuadrën”, ka thënë bullgari për Betfair.

“Me atë në stol, do të rritje mundësia për  të marrë lojtarë të rëndësishëm. Pochettino, natyrisht, do të pranonte vetëm nëse do të kishte në dispozicion një skuadër në gjendje për të luajtur për objektiva të rëndësishëm”.

“Megjithatë, duhet kuptuar nëse ai është i interesuar, duke parë se në të kaluarën për të janë interesuar edhe Manchester United dhe Real Madrid. Ka shumë mundësi që të bindet vetëm nëse do t’i garantojnë një buxhet të rëndësishëm për merkaton”, ka thënë Berbatov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat