Barcelona dhe Juventus mund të bëjnë shkëmbimin Arthur – De Ligt

Futboll

Barcelona dhe Juventus mund të bëjnë shkëmbimin Arthur – De Ligt

Më: 26 prill 2020 Në ora: 11:47
Arthur – De Ligt

Barcelona dhe Juventus mund të bëjnë një prej shkëmbimeve më spektakolare në merkaton e verës.

Arthur Melo tashmë është lojtari që po lidhet më së shumti me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’.

Emri i brazilianit lidhet me skuadrat e Serie A si Juventus dhe Inter, por në Spanjë thonë se Barcelona nuk do të heq dorë nga lojtari.

Megjithatë, raportimet e fundit, të ardhura nga ‘Mundo Deportivo’, bëjnë të ditur se Barcelona mund ta shqyrtojë shkëmbimin e Arthur.

Matthijs de Ligt do të ishte një nga lojtarët që do të vlente për kartonin e Arthur.

De Ligt ka qenë në radarin e Barcelonës edhe gjatë verës së kaluar, por qendërmbrojtësi holandez zgjodhi Juventusin.

Ai mund të jetë tashmë pjesë e shkëmbimit të madh me mesfushorin e Barcelonës, Arthur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat