Lojtarët e PSG-së nuk pranojnë ulje page, vështirësohen punët për klubin

Futboll

Lojtarët e PSG-së nuk pranojnë ulje page, vështirësohen punët për klubin

Më: 29 prill 2020 Në ora: 00:05
PSG

Lojtarët e PSG-së nuk pranojnë ulje page.

Pavarësisht problemeve financiare për klubet e futbollit dhe vetë kampionin aktual francez, duket se lojtarët nuk po e mirëkuptojnë situatën.

Sipas L’Equipe, futbollistët po refuzojnë secilin opsion ku parashihet ulje page për ta.

Drejtuesit kanë provuar disa herë me propozime të ndryshme, por që nuk kanë arritur gjuhën e përbashkët me lojtarët.

Futbollistët në bisedimet me kryesinë po i përfaqësojnë Thiago Silva kapiten dhe Marquinhos.

Raportohet se PSG-ja është në rrugë që të regjistrojë humbje pre 200 milionë eurosh nga koronavirusi, teksa me anulimin e sezonit që u konfirmua sot, kjo humbje pritet të shënojë rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat