Lautaro paralajmërohet për sfidën që e pret për të luajtur bashkë me Messin

Futboll

Lautaro paralajmërohet për sfidën që e pret për të luajtur bashkë me Messin

Më: 29 prill 2020 Në ora: 09:35
Lautaro dhe Messi

Ish-sulmuesi i Argjentinës, Javier Saviola ka paralajmëruar sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, për formimin e një partneriteti me Lionel Messi, duke thënë se të luash me të, “duket e lehtë, por nuk është ashtu”.

Martinez ka qenë një nga yjet e Serisë A në 2019/20, duke shënuar 16 gola në 31 paraqitje përpara se shpërthimi i koronavirusit të bllokonte futbollin në të gjithë Evropën.

Goal ka raportuar se Barcelona e ka bërë Martinez objektivin e tyre kryesor këtë verë dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë 22-vjeçarit një kontratë me vlerë 10 milionë euro në vit.

“Sinqerisht për mua ai është një lojtar që mund të vijë në ndihmë për Barcelonën”, tha Saviola për Martinez në një bisedë në Instagram me Goal.

“Ne e dimë se çfarë do të thotë të jesh pranë Suarez, Messi dhe lojtarëve të tjerë të shkëlqyeshëm”, shtoi Saviola. “Nuk po them se është e lehtë të luash me ta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat