Ferdinand: Torres ia bënte bajat Vidiqit

Futboll

Ferdinand: Torres ia bënte bajat Vidiqit

Më: 29 prill 2020 Në ora: 13:24
Ferdinand: Torres ia bënte bajat Vidiqit

Rio Ferdinand ka kujtuar kohën kur duhej të përballeshin me Fernando Torresin, atëbotë sulmuesin më të mirë në botë.

Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester United ka thënë se Torres te Liverpooli ishte vështirë i përballueshëm dhe se ishte makth për secilin mbrojtës.

"Fernando Torres ishte makth për secilin mbrojtës. Vidiç duhej të përballej me të dhe vërtetë kishte vështirësi. Madje në dy raste duhej të përjashtohej për shkak se ishte e vështirë ta ndaloje. Ishte i vetmi sulmues që Vidiq nuk arrinte t’i gjente ilaçin. 

Torres ka qenë sulmues i jashtëzakonshëm, ndoshta më i miri në botë. Ka qenë shkatërrues, edhe mua në duele më shkaktonte probleme" ka thënë Ferdinand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat