Galliani fajëson UEFA-n për kaosin në futboll gjatë pandemisë

Futboll

Galliani fajëson UEFA-n për kaosin në futboll gjatë pandemisë

Më: 29 prill 2020 Në ora: 13:27
Adriano Galliani

Ish-administratori i Milanit, dhe tanimë tek Monza Adriano Galliani ka fajësuar UEFA-n për kaosin e krijuar në futboll gjatë pandemisë së koronavirusit.

Ai në një intervistë për mediat italiane ka thënë së fajin kryesor për këtë kaos e kanë udhëheqësit e UEFA-s, të cilët sipas tij kanë marrë vendime të gabuara.

“Origjina e të keqës është urdhëresa e UEFA-s për të mbyllur të gjitha kampionatet para datës 2 gusht dhe për ti dhënë hapësirë përfundimit të kupave të Europës dhe për të nisur më pas në shtator me grupet. Do të kishte qenë më mirë të ndiqej udhëzimi I FIFA-s për t’u përgatitur në gusht dhe mbyllur sezonin në shtator”, u shpreh ai.

Kujtojmë që pikërisht futbolli italian është në kaosin më të madh për shkak të mospajtimeve të qeverisë italiane si dhe drejtuesve të Serie A-së, për vazhdimin e kampionatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat