Liga 1 mbylli dje edicionin, kaq miliona euro i kushtoi

Futboll

Liga 1 mbylli dje edicionin, kaq miliona euro i kushtoi

Më: 29 prill 2020 Në ora: 13:31
Liga 1 mbylli dje edicionin, kaq miliona euro i kushtoi

Liga 1 franceze është i pari prej top-pesë kampionateve të mëdha që përfunduan edicionin aktual.

Francezët vendosën të ndërmarrin të njejtin hap si belgët dhe holandezët, edhe pse Liga 1 është një kampionat më atraktiv dhe financiarisht më i vlefshëm.

Sidoqoftë, besohet se ky vendim, Ligës 1 do t'i kushtojë rreth 200 milionë euro.

Pra, kjo është më pak se transferimi i Neymarit në Paris Saint-Germain nga Barcelona, që kushtoi 222 milionë euro.

Bundesligës do t'i kushtojë 400 milionë euro anulimi eventual i kampionatit, kurse Serie A rreth 600 milionë euro.

Dhe për fund, La Ligës dhe Premierligës angleze do t'i kushtojë rreth një miliardë euro anulimi i edicionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat