E fejuara e gazetarit të vrarë kërkon të ndalohet shitja e....

Futboll

E fejuara e gazetarit të vrarë kërkon të ndalohet shitja e....

Më: 29 prill 2020 Në ora: 15:47
E fejuara e gazetarit të vrarë kërkon të ndalohet shitja e....

Hatice Cengiz, e fejuara e gazetarit të ndjerë Jamal Khashogg, përmes avokatëve të saj, i dërgoi një letër organit drejtues të kompeticionit duke kërkuar që të ndërmerr veprimin e duhur dhe të ligjshëm për të ndaluar shitjen për shkak të lidhjes të pretenduar në lidhje me vdekjen e Khashogi në 2018.

Gazetari me origjinë saudite Khashogi dyshohet se u vra brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll, pasi hyri në zyrën e qeverisë për të marrë dokumente që kishin të bënin me martesën e tij të ardhshme me Cengiz.

“Zonja Cengiz ju bën thirrje juve dhe bordit të Premier Ligës që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për të parandaluar që ky veprim të mos ndodhë”, thuhet në letrën drejtuar shefit të Premier Ligës, Richard Masters.

“Është padyshim një veprim i duhur dhe i ligjshëm për ju dhe Premier Ligës për të vënë në dritë vrasjen e pamëshirshme të të fejuarit të zonjës Cengiz. Nuk duhet të ketë vend në Premier Liga, dhe futbollin anglez, për këdo që është i përfshirë në akte të tilla të neveritshme”, thuhet ndër të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat