Me skenar të çuditshëm

Futboll

Me skenar të çuditshëm

Më: 29 prill 2020 Në ora: 16:55
Me skenar të çuditshëm

Një hipotezë e bujshme është duke qarkulluar në Itali, në një kohë kur qeveria, Lega Serie A dhe FIGC po punojnë për rifillimin e sezonit, në tavolinë ekziston edhe opsioni i fundit, të pezullohet gjithçka, pavarësisht pasojave.

“La Gazetta dello Sport”, sjell këtë skenar dhe se si mund të veprohet. Nëse kampionati mbyllet këtu, atëherë në Evropë do të shkojnë 6 ekipet e para të renditura në tabelën e klasifikimit. 4 të parat në Champions dhe vendi i 5-të e i 6-të në Europa League.

Juventus, Lazio, Inter dhe Atalanta në Champions, ndërsa Roma dhe Napoli në Europa League. Mbetet vetëm të përcaktohet ekipi i 7-të, skuadra e tretë që do të shkojë në Europa League pasi Verona ka një ndeshje më pak se Milan.

Në këtë variant, këtë sezon nuk do të akordohet titulli kampion, Juventus nuk do të mund të shijojë një titull në tavolinë pavarësisht se është kryesues.

Nuk do të ketë rënie nga kategoria, ndërsa sezoni 2020/2021 parashikohet të zhvillohet me 22 ekipe. Grupit aktual pritet t’i bashkohen dy ekipet e Serie A, të parat në klasifikim deri në këtë pikë të sezonit. E gjitha kjo është një hipotezë, pasi ende nuk ka një vendim zyrtar për fatet e sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat