Milani gjen zëvendësuesin e Donnarummes, i merr objektivin Barcelonës

Futboll

Milani gjen zëvendësuesin e Donnarummes, i merr objektivin Barcelonës

Më: 29 prill 2020 Në ora: 20:46
Gianluigi Donnarumma

Milani po mendon që të futet në garë për portierin Andre Onana. Skuadra e "Djallit" mendon se do të arrijë te portieri i Ajaxit, pasi portieri Gianluigi Donnarumma mund të largohet në verë. 

De telegraaf dhe Tuttosport shkruan se "Gardiani i portës" është projektuar si zëvendësuesi ideal i Xhixhos. Skuadra italiane ka shumë histori dhe sigurisht që është joshëse. 

"Jam shumë i lumtur tek Ajaxi dhe shumë mirënjohës ndaj klubit. Kam kaluar 5 vite të mrekullueshme këtu, por është koha që të bëj një hap përpara në karrierën time. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por ambiciet e mia janë për të gjetur një ekip më të madh", - tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat