Berisha: Na presin ndeshje finale

Futboll

Berisha: Na presin ndeshje finale

Më: 30 prill 2020 Në ora: 13:22
Berisha: Na presin ndeshje finale

Valon Berisha nuk është duke e menduar një rikthim te Lazio, pasi ndihet tejet i lumtur në Gjermani te Fortuna Dusseldorfi.

Futbollisti i Kosovës u huazua te skuadra gjermane nga Lazio në janar të këtij viti.

Me të kaluar te skuadra elitare gjermane, Berisha zuri një vend titullari në formacion falë paraqitjeve të mira nga ana e tij.

Duke folur për 'Express.de', Berisha ka thënë se ndihet mirë në Bundesligën gjermane.

"Jam përshtatur mjaft mirë këtu dhe para pauzës, isha rrugës për ta kthyer forën time, por tani u pezullua gjithçka", ka thënë Berisha.

"Kemi luajtur ndeshje të mira, por rezultatet nuk ishin edhe aq pozitive. Kemi mundësi të mos biem nga liga, pasi jemi skuadër e fortë", tregon më tej ai.

"Na presin ndeshje finale dhe duhet të përgatitemi sa më mirë. Ndihem mirë këtu dhe dua të mbetem këtu", shtoi ylli i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat