Gjyshja 95-vjeçare, që befasoi të gjithë

Futboll

Gjyshja 95-vjeçare, që befasoi të gjithë

Më: 30 prill 2020 Në ora: 13:29
Gjyshja 95-vjeçare, që befasoi të gjithë

Gjyshja ime është një superheroinë, 95-vjeçare dhe kaloi Koronavirusin”, mesfushori spanjoll jep lajmin e mirë.

Futbollisti spanjoll i Monakos, Cesk Fabregas bën me dije se gjyshja e tij 95-vjeçare në Spanjë është shëruar nga COVID-19.

Ai thotë se testi i saj doli negativ dhe e konsideron atë si një heroinë, por ka dhe një falënderim për mjekët dhe infermierët.

“Gjyshja ime është një superheroinë por asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të ishte në ndihmë të infermierëve dhe mjekëve që po japin jetën e tyre në çdo moment, në mënyrë që të gjithë të jemi më të mirë dhe të jetojmë pak më mirë gjatë këtyre kohërave të vështira.”, shkruan Fabregas në profilin e tij zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat