Dalin në shesh gënjeshtrat

Futboll

Dalin në shesh gënjeshtrat

Më: 1 maj 2020 Në ora: 14:12
Dalin në shesh gënjeshtrat

Ish më i miri i botës u la të largohet nga burgu, duke vazhduar me arrest shtëpiak në Paraguai, deri në një vendim tjetër.

Ronaldinho dhe avokatët e tij deklaruan se ai në Paraguai kishte ardhur për të promovuar librin e tij, dhe të marrë pjesë në një ngjarje humanitare.

Por, gjitha këto ka hedhur poshtë një botim në gazetën braziliane, Journal de Brasilia, duke pretenduar se Ronaldinho kishte gënjyer me arsyen e tij për të udhëtuar në Paraguai.

E njëjta medie pretendon se Ronaldinho në Paraguai kishte udhëtuar për të organizuar turne pokeri.

Ronaldinho dihet se organizon shpesh turne të jashtëligjshëm të pokerit, dhe sipas medies në Brazil, këtu qëndron e vërteta e udhëtimit të tij në Paraguai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat