Flamengo do të marrë masa të tjera - Bota Sot
Flamengo do të marrë masa të tjera

Futboll

Flamengo do të marrë masa të tjera

Më: 1 maj 2020 Në ora: 14:20
Flamengo do të marrë masa të tjera

Ndërprerja e futbollit për shkak të pandemisë Covid-19 ka sjellë pasoja të rënda ekonomike te klubet në mbarë botën, ndërsa së fundi edhe brazilianët e Flamengos kanë ndjerë efektin e krizës financiare.

Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit Brazilian vendosën të shkarkojnë plot 62 persona, punonjës të niveleve të ndryshme të klubit, duke kursyer rreth 500 mijë euro nga pagat që ata përfitonin.

Numri i punonjësve të shkarkuar gjithsesi nuk prek më shumë se 10% të totalit të atyre që punojnë për klubin Brazilian, ndërsa edhe tifozët e Flamengos kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi të drejtuesve.

Ndërkohë konfirmohet se në ditët në vijim Flamengo do të marrë masa të tjera, si ndërprerja e përkohshme e pagave të futbollistëve, për të ulur sa më shumë shpenzimet dhe për të mos u prekur ashpër nga kriza.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat