I bllokuar në Poloni, Basha tregon për situatën - Bota Sot
I bllokuar në Poloni, Basha tregon për situatën

Futboll

I bllokuar në Poloni, Basha tregon për situatën

Më: 2 maj 2020 Në ora: 14:45
I bllokuar në Poloni: Vullnet Basha tregon për situatën

Kampionati i futbollit në Poloni pritet të fillon me 29 maj pas pezullimit që i është bërë si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

Pjesë e këtij kampionati janë edhe dy futbollistë nga Kosova, bëhet fjalë për Suad Sahitin dhe Vullnet Bashën.

Pikërisht Basha ka dhënë një prononcim për ‘Olle, duke zbuluar më shumë për futbollin në shtetin polak.

Basha tha se tashmë që nga viti 2017 është pjesë e skuadrës Wisla Krakow dhe se është i kënaqur me atë se çfarë po tregon në fanellën e këtij ekipi.

Ndërsa, 29 vjeçari tutje ka thënë se gjatë kësaj pandemie është bllokuar në Poloni pasi nuk ka të drejt të dalë jashtë-kufijve të këtij shteti.

“Jam në Poloni në Krakow. E kemi të ndaluar të udhëtojmë jashtë vendi. Ishte e vështirë situata me këtë pandemi, nuk ishim vetëm ne që na u ndalua të udhëtojmë por kjo gjë është bërë në gjithë botën”, tha fillimisht Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat