Interi tenton seriozisht Pogban

Futboll

Interi tenton seriozisht Pogban

Më: 3 maj 2020 Në ora: 13:12
Interi tenton seriozisht Pogban

Inter mendon seriozisht për Paul Pogbanë. E zbulon në numrin e sotëm “Gazzetta dello Sport”, që gjithsesi shkruan se është herët për të folur për bisedime konkrete. Janë disa fakte që mund të favorizojnë transferimin e kampionit në fuqi të botës te ziklatrit.

Një prej tyre ka të bëjë me dëshirën e çmendur të presidentit Zhang për të ngushtuar edhe më tej hendekun me Juven, duke nënshkruar me një futbollist shumë cilësor e që dikur ka qenë pjesë e “Zonjës së Vjetër”. Edhe paga e lartë e mesfushorit (rreth 17 milionë euro në sezon) nuk është një pengesë e pakapërcyeshme.

Pogba ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitit 2021 dhe një dekret i ri i qeverisë favorizon mbërritjen e të huajve në Itali, shkruan “Gazzetta Dello Sport”. Sigurisht që do të jetë e vështirë arritja e një marrëveshjeje me Manchester United për çmimin e kartonit, por ziklatrit kanë në përbërje lojtarë të tjerë të rëndësishëm që mund t’I përfshijnë në bisedime për të rritur ofertën dhe bindur anglezët.

Për Interit nuk do të jetë e lehtë as mposhtja e konkurrencës së Real Madridit, që sipas medieve agngleze po përgatit një ofertë prej thuasje 80 milionë euro për 27-vjeçarin francez, i cili ia ka bërë të qartë klubit të tij që nuk ka ndërmend të zgjatë kontratën.

Pogba e ka shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar në kryeqytetin spanjoll që verën e kaluar, por pas një viti situatat kanë ndryshuar, aq më shumë nga ndikimi i pandemisë COVID-19.

Një gjë është e sigurt: Pogba do të shkaktojë një “luftë” të ashpër në merkato mes klubeve të mëdha europiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat