Pedro: Kam shumë oferta në tavolinë

Futboll

Pedro: Kam shumë oferta në tavolinë

Më: 3 maj 2020 Në ora: 14:32
Pedro Rodriguez

Pedro Rodriguez ka zbuluar disa detaje që mund të vendosin të ardhmen e tij.

Anëtari i Chelsea, Pedro, me shumë gjasë do të largohet nga ‘Stamford Bridge’, sapo ky sezon të përfundojë.

I pyetur për të ardhmen e tij, spanjolli ka thënë se është i hapur për të gjitha mundësitë, si një lojtar i lirë.

“Situata e koronavirusit ka afektuar gjithçka, kështu që për momentin, ne po presim për një takim me Chelsea”, ka thënë Pedro për ‘El Laguero’.

“E di se kontrata po përfundon, por ne kemi akoma kohë për t’u ulur dhe biseduar nëse do të rinovojmë ose jo. Po pres për takimin me klubin, por jam i hapur për ofertat të tjera”, ka shtuar lojtari.

“Prioriteti tani është të kompletojë kontratën, pastaj do të shohim çfarë ndodhë”.

Pedro u pyet për një rikthim të mundshëm në Spanjë, por përsëri nuk dha ndonjë përgjigje konkrete.

“Nuk e di, vërtetë nuk e di. Kam oferta nga vende të ndryshme, përfshirë La Liga, Eredivisie, Skocinë dhe të tjera”, shtoi Pedro.

Roma dhe Lazio ndërkohë janë dy skuadra nga Italia që gjithashtu janë lidhur së fundmi me transferimin e mundshëm të lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat