E papritur: Ja ku mund të zhvillohen ndeshjet e Premierligës

Futboll

E papritur: Ja ku mund të zhvillohen ndeshjet e Premierligës

Më: 4 maj 2020 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Sipas mediave britanike, klubet e Premierligës angleze mund ta përfundojnë sezonin në Australi.

Ndeshjet tjera nga kampionati i futbollit të Anglisë mund të zhvillohen në qytetin australian Perth, sipas “The Sun”.

Ideja kryesore është të luhen ndeshjet në Angli në fusha neutrale larg vendeve të dendura me popullatë.

Ekzistimin e opsionit me Australinë e konfirmoi edhe gazetari Gary Williams.

“Kam pasur negociata me përfaqësuesit e klubeve në Premierligë, u pëlqeu ideja”, tha Williams.

“Komunikojnë me zyrtar qeveritar, ata janë entuziastë. Këtu është e sigurt. Autoritetet ngritën shumë kufizime.”

Ekzistojnë katër stadiume të mëdha në Perth të cilat klubet angleze mund t’i shfrytëzojnë. Paraprakisht ishte raportuar se sezoni mund të rifillojë nga data 8 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat